Flash News

Ditari i Opozitës

“Do vijë delegacion shumë i rëndësishëm”, paralajmëron Berisha: Ç'do ndodhë para zgjedhjeve

“Do vijë delegacion shumë i rëndësishëm”,

Kryedemokrati dhe kreu i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” Sali Berisha ka komentuar fushatën elektorale, por edhe pritshmëritë për zgjedhjet e 11 majit.

I ftuar në Euronews Albania, Berisha tha se është optimist se “shqiptarët do të ndahen nga e keqja e tyre”, duke iu referuar qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Edi Rama.

Ai tha gjithashtu se rezoluta e propozuar nga PD dhe e miratuar nga Partitë Popullore Europiane ishte njësoj me raportin paraprak të ODIHR-it për zgjedhjet ndërsa shtoi se do të vijojë me takimet para fushatës me delegacione shumë të rëndësishme në mënyrë që problemet e Shqipërisë të evidentohen para zgjedhjeve.

Rezoluta ka një sintoni me raportin e ODIHR-in. Nuk ka patur kurrë një raport kaq të athtë. Shumica e rekomandimeve të ODIHR-it nuk janë zbatuar. Ky sistem është anti-demokrat. Unë do kem takime prap. Do vinë delegacione të fuqishmë shumë. Do vinë delegacione shumë të rëndësishëm nga Parlamenti Europian dhe Këshill i Europës. Do vijnë para zgjedhjeve.

Të organizosh një dëgjesë në fushatë elektorale është shumë e rrallë. U organizua dhe një herë më herët për fenomenin Dushk në vitin 2002 dhe ishte organizuar edh enjë për Ahmed Masudin e Afganistanit. A i vumë ne në prozhektorë të plotë problematikat që ka vendi, e arritëm dhe unë jam shumë optimist që kjo është një mbështetje e fuqishme për shqiptarët për tu ndarë nga e keqja e tyre”,-tha Berisha.

 

 

Të fundit