Flash News

Ditari i Opozitës

Dokumenti/ Si tentoi Irena Gjoka të hynte në Greqi me vizë të falsifikuar, ndaj saj nisi procedim penal

Dokumenti/ Si tentoi Irena Gjoka të hynte në Greqi me vizë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar dokumentin grek i cili vërteton se gjyqtarja Irena Gjoka, ka hyrë në shtetin grek me vizë të falsifikuar.

Në doumentin e publikuar nga Berisha, vërtetohet se Irena Gjoka është proceduar penalisht nga autoritetet.

Kreu i demokratëve deklaron se dokumenti në fjalë ka shkuar muaj më parë në zyrat e Prokurorisë së Posaçme dhe po mbahet i fshehur.

Sipas Kushtetutës, ligji ndalon emërimin e një funksionari publik në kushtet kur cenonet integriteti.

Berisha: Në zbatim të urdhrit të sipërcituar dhe në zbatim me Kodin e Procedurës Administrative, nga dosja e shërbimit tonë rezulton sa vijon: Me 24.12.2002, shtetasja shqiptare Maneku Irena, e lindur me 15.02.1970, tentoi të hynte në territorin grek përmes pikës kufitare në Kakavijë duke përdorur pasaportën e autoriteteve shqiptare, brenda së cilës u konstatua vizë konsullore e falsifikuar.

Por, për Troplinin dhe Irenën, për KLGJ-në, ILD-në, falsifikimi nuk është krim kur atyre u duhet kundër kundërshtarëve politikë.

Në vijim, nga Komisariati i Policisë në Kakavijë iu ndalua në hyrje sipas dispozitave në fuqi për hyrjen e të huajve.

Me 10.08.2004 u formua dosje penale, e kuptoni tani, për veprën penale të falsifikimit të nenit 216 të Kodit Penal duke u bazuar në ekspertizën laboratorike të kriminalistikës.

Dosja iu përcoll prokurorit të rrethit të Janinës”.

Pra, edhe ky dokument me vulë apostile, i ardhur muaj përpara në zyrat e Skapit të partisë dhe instanca të tjera, mbahet i fshehur dhe nuk veprohet.

Në një kohë kur Kushtetuta e vendit, në nenin 1/6, parashikon se një person, integriteti publik i të cilit është cenuar, nuk mund të vijojë funksionet në organet kushtetuese.

Çfarë thotë ky nen?

Ndalohet zgjedhja, emërimi apo ushtrimi i një funksioni publik në një nga organet e parashikuara në Kushtetutë ose të krijuara me ligj, pavarësisht përcaktimeve të bëra në dispozitat e tjera të kësaj Kushtetute. Nëse verifikohen rrethana që cenojnë integritetin e funksionarit publik, sipas kushteve dhe rregullave të miratuara me ligj të miratuar me tre të pestat.

Ligji i miratuar me tre të pestat në vitin 2016, ligji 96, për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, parashikon se nuk mund të ketë statusin e magjistratit një shtetas që është dënuar me vendim penal të formës së prerë, siç është dënuar Irena me 5 mbiemra, e cila mbahet nga Altin Troplini, ILD dhe KLGJ në përputhje të ligjit, të Kushtetutës, sepse u duhet për qëllime politike duke diskredituar në mënyrë përfundimtare reformën e Xhorxh Sorosit në drejtësi.

 

Dokumenti/ Si tentoi Irena Gjoka të hynte në Greqi me vizë Dokumenti/ Si tentoi Irena Gjoka të hynte në Greqi me vizë Dokumenti/ Si tentoi Irena Gjoka të hynte në Greqi me vizë Dokumenti/ Si tentoi Irena Gjoka të hynte në Greqi me vizë Dokumenti/ Si tentoi Irena Gjoka të hynte në Greqi me vizë Dokumenti/ Si tentoi Irena Gjoka të hynte në Greqi me vizë

Të fundit