Flash News
Plagoset me thikë i riu shqiptar në Itali, turistët i japin ndihmën e parë
Sali Berisha thirret në SPAK, pritet të njihet me akuzën
GJKKO shtyn për në 1 tetor seancën ndaj Talo Çelës
Përleshje e dhunshme mes shqiptarëve dhe egjiptianëve në Itali, 7 të plagosur
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Drejtuesit politikë të PD, Muçollari: Përgjegjësia e madhe, bashkimi i spektrit opozitar
Partia Demokratike caktoi pasditen e sotme në mbledhjen e Kryesisë drejtuesit politikë të qarqeve që do ta çojnë në poziten drejt zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Por ndërkaq PD kërkon edhe një qeveri teknike, për të mos pasur vjedhje të votës së lirë.
I ftuar në "Ora News", anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Rigels Muçollari tha se PD dhe çdo opozitar kanë nevojë të bashkohen drejt një kauze, përballja me Edi Ramën, e cila nuk është përballje aspak e lehtë dhe e drejtë
"Kryesia u mblodh në mbledhjen e saj të zakonshme. Patjetër që këtë rradhë kishim një vendim pak më me shumë përgjegjësi, sepse ishte përcaktimi i drejtuesve politikë që do të drejtojnë procesin zgjedhor të primareve dhe pse jo dhe procesin e mëvonshëm, procesin zgjedhor që i bie të jetë rreth 9 muaj më vonë.
Në zbatim të statutit kjo është përgjegjësi propozimi i ekipit, propozimi i drejtuesve politikë, përgjegjësi e kryetarit të partisë, i cili i'a propozon kryesisë.
Sot, PD dhe çdo opozitar kanë nevojë të bashkohen drejt një kauze, përballja me Edi Ramën, e cila nuk është përballje aspak e lehtë dhe e drejtë. Në këtë aspekt, përgjegjësia e PD është shumë e madhe, për të bashkuar gjithë spektrin opozitar", tha Muçollari.