Flash News

Ditari i Opozitës

Dule nga Himara: ‘Të fortët’ me makina luksoze fotografojnë qytetarët, Kadastra i kërcënon me prona

Dule nga Himara: ‘Të fortët’ me makina luksoze

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka denoncuar nga Bashkia e Himarës se të afërmit e kandidatit të PS-së për këtë bashki janë aktivizuar familjarisht për t’i siguruar vota.

Dule tha për mediat se bashkëshortja e kreut të Bashkisë Himarë kërkon që qytetarët fillimisht të takojnë atë dhe më pas të votojnë. Sipas Dules, qytetarët po fotografohen nga “të fortë” me makina luksoze të cilët i kërcënojnë me pronat në rast se nuk votojnë PS-në.

Kreu i PBDNJ-së shprehet se në terren nuk ka efektivë policie.

“Në shumicën e Qendrave të Votimit që kam vizituar nuk ka prani policore, në një kohë që është detyrim ligjor të jenë të pranishëm deri në përmbylljen e procesit në të gjitha Qendrat e Votimit. Janë aktivizuar në shumë Qendra Votimi grupe të fortësh me makina luksoze. Kërcënohen qytetarët se po fotografohen të gjithë dhe do përdoren të nesërmen kundër tyre.

Është detyrë e policisë të ndërhyjë aty ku ka tentativa monipulimi dhe presioni. Duhet ti përgjigjet në kohë dhe me korrektesë. Janë në terren në qendra pak më të largët nga qendra punonjësit e Kadastrës Himarë, me lista banorësh që kanë çështje të pazgjidhura pronësore iu bëhet presion se nuk do e marrin të drejtën e tyre nëse nuk votojnë kandidatin e PS. Bashkëshortja e kryetarit të bashkisë Himarë prej orësh të tëra pret qytetarët që të takojnë fillimisht atë, pastaj të ushtrojnë të drejtën e votës. Ne duam proces të drejtë të barabartë dhe të qetë”, deklaroi Dule për mediat.

Të fundit