Flash News

Ditari i Opozitës

Duma: PD do forcohet shumë nga zgjedhjet lokale, e panegociueshme beteja që kemi nisur

Duma: PD do forcohet shumë nga zgjedhjet lokale, e panegociueshme beteja

Deputetja e PD Grida Duma parashikon se Partia Demokratike do forcohet më shumë nga zgjedhjet lokale të 2023.

E ftuar në emisionin ‘A Show’ në Syri Tv, Duma tha se beteja që kanë nisur do jetë e panegociueshme.

Njerëzit besojnë tani. Ka arsye të besosh se beteja do jetë e plotë dhe e panegociueshme. Së paku beteja, mund ta humbësh një gjë, por ta humbësh në fushëbetejë.

Kjo siguron fitoren e ardhshme. Kjo i ndez njerëzit. Besoj se do ndodhë kështu për nevojën e të gjithëve.

Jo për premtimin elektoral, por të gjithë kemi vënë të gjitha kuotat tona në këtë treg. Nuk e dua më verbin politik si shoqatë apo ojq.

O duhet ta fitojmë këtë betejë, ose të mbajmë përgjegjësi. E di me siguri se PD nga zgjedhjet lokale do forcohet shumë dhe do të jetë bazamenti tjetër për zgjedhjet e përgjithshme", tha Duma.

 

 

Të fundit