Flash News

Ditari i Opozitës

Dy gra u celebruan tek Bashkia e Tiranës, Manjani: Hajduti hedh ‘gurin’ dhe askush nuk merret me të

Dy gra u celebruan tek Bashkia e Tiranës, Manjani: Hajduti hedh

Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar celebrimin e dy grave në tarracën e bashkisë.  

Përmes një statusi në Facebook, Manjani shkruan se të gjithë merren me gurin dhe jo me hajnin që e hodhi atë, duke thumbuar kështu kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

“Është hajni më i paskrupullt që kemi futur ndonjëherë në një zyrë shteti o njerëz”, shkruan më tej Manjani.

Postimi i plotë i manjanit Manjanit:

Hedh hajni një gurë për shoë te tarraca e bashkisë dhe të gjithë merreni me gurin, jo me hajnin.

Është hajni më i madh e më i paskrupullt që kemi futur ndonjëherë në një zyrë shteti, o njerëz.

Paratë publike që administron vidhen 100%!

Pasuria private, grabitet për ndërtim!

Pasurinë publike e trajton si të veten!

Ky hajn hedh gurë për shoë nga tarraca e bashkisë, që ti harrohen bëmat e hajnisë.

Edhe të trashëgohen ato të dyja që u martuan, pavarësisht se pa ligj.

Të rrojnë të lumtura se i ka martuar për shoë një hajn në nevojë për lajm.

Të fundit