Flash News
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
"E rrënojnë këtë vend", Berisha: Saranda sot, miliona tonelata beton në të 4-anët

Lideri Opozitar, Sali Berisha kritikoi qeverinë aktuale për shkatërrimin e Sarandës nga betonizimi dhe për trajtimin e keq të pensionistëve, duke e krahasuar me rritjen e pensioneve në vende të tjera si Mali i Zi dhe Rumania.
Ai premtoi se, pas 100 ditëve të qeverisjes së tij, paga minimale do të arrijë 500 euro dhe do të jepet kartë konsumatori për shtresat në nevojë, me 20% ulje të çmimeve për jetesën. Po ashtu, do të rivendoset lista e barnave falas, duke ndjekur modelin italian, deklaroi Berisha.
Berisha: Miq, kjo është Saranda sot. Po ta shohësh Sarandën, ka qindra e mijëra, në mos miliona tonelata beton në të katërta anët që e rrënojnë këtë vend, këtë bukuri natyrore të pashembullt.
Atëherë, pse ne guxojmë të flasim për Sarandën madhështore? Se ne dalim para jush me një projekt të këtillë me bindjen më të thellë se, ne mund ta transformojmë, jo vetëm ta transformojmë me shpejtësi të madhe këtë gjendje.
I gjithë programi ynë, ku bazohet? Në dy parime. Paratë shqiptarëve, paratë qyettarëve.
E dyta, një mundësi e re për çdo shqiptar.
Ndaj dhe, ftoj qytetarët e mençur të Sarandës dhe të mbarë Shqipërisë, të mos e gjykojnë si një projekt partiak. Të mos e gjykojnë si një projekt politik, por ta shohin konkretisht si një projekt për çdo shqiptar.
Po, ne kemi premtuar. Ne nuk mund të pranojmë këtë poshtërim që iu bëhet pensionistëve tanë, jo. Këtë çnjerëzi ndaj tyre. Pati 8 miliardë euro në janar të këtij viti Edi Rama, në tavolinë. 8 miliardë euro. Dhe pati pashpirtësinë për 760 mijë pensionistë, gjithësej 16 milionë euro. A kishte gjë më të turpshme?
Kishim çuar ligjin në parlament të vendosim minimumin jetik 200 euro. Kjo tha, të çon në humnerë. Po në çfarë humnere të çon kjo? Në çfraë humnere ra Mali i Zi, që gjatë kohës që ti rrite pensionet nga 143 mijë ne 173 mijë, i rriti nga 138 mijë në 450 mijë, cila është humnera? Ku ka humnerë këtu?
Çfarë humnere pësuam ne, nga viti 2005 gjer në vitin 2013, që dyfishuam rrogat e mësueve? Që dyfishuam pensionet e ulëta? Që dyfishuam rrogat e mjekëve dhe të infermierëve? Cila ishte humnera?
Çfarë humnere pësoi Kosova që i rriti 3 muaj më parë pensionet 20%?
Mori 100 milionë euro nga buxheti, ky 16, ai 100. Ai ka gjysmën e pensionistëve, gjysmën e buxhetit. 100 milionë euro i vendosi për pensionistët.
Pra, është koha që çdo shqiptar ta mbështesë këtë projekt. Dhe absolutisht, ky projekt do t’u çlirojë ju nga tirania e mjerimit. Tirania e mjerimit është tirania më e egër, pas asaj të luftës së klasave. Saranda, Shqipëria, një vend me pasuri përrallore nuk ka asnjë shkak, asnjë arsye, përveç vjedhjeve që i bëhen qytetarëve të perjetojnë një mjerim të tillë.
Miqtë e mi, rrogat minimale këtu janë dy herë më të ulëta se në Rumani. Në një kohë që, Rumania në vitin 2013 e kishte rrogën 830 lei, 165 euro. Ne e kishim 220. Sot, e ka 3300 lei. E ka dy-tre fishin e rrogës sonë. Po, pse? Mendo që, ai rrugëulët, vërtet bën një punë jo shumë të lartë, po ka fëmijë për të ushqyer dhe ai nuk mund të marrë një rrogë.
Ndaj dhe unë garantoj të gjithë shqiptarët se, në Republikën e Shqipërisë pas 100 ditëve të para nuk do ketë rrogë nën 500 euro.
Nuk ka madhështi, duke përçmuar, duke injoruar njerëzit tuaj në nevojë. Aty fillon madhështia, nga qendrimi që mban ndaj tyre.
Ndaj dhe ne, përveç këtye që thashë, këtyre shtresave, pensionistëve, rrogëultëve, do t’u japim kartën e konsumatorit.
E kemi patur ne shqiptarët. Pavarësisht ne që numërojmë virtytet vetes, por virttin më të mirë kemi patur bamirësinë, një bamirësi fisnike që nuk e ka patur kush.
Ndaj dhe ne, në respekt të këtij virtyti do bëjmë që këto shtresa t’i marrin 20% më lirë të gjitha mallrat për jetesën të tyre. Do t’u kthehet TVSH-ja në vit 450 euro. Është sa një rrogë minimale, është sa dy pensione. Dhe këtu, përveç kësaj, pensionistët kanë disa herë më shumë nevojë për ilaçe se sa të tjerët. Dhe këta, i kanë hequr një e nga një ilaçet nga lista e rimbursimeve. Çfarë kemi vendosur ne?
Ne, do të kopjojmë një për një listën e republikës italiane. Dhe ju garantoj ju që, ajo listë do të jetë falas për ju, njëlloj si në Itali.
Ne nuk mund të arrijmë shpejt as Italinë, as Greqinë, por ne në shëndet dhe në sëmundje, do bëjmë gjithçka, nuk do kursejmë.
Të fundit
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22