Flash News

Ditari i Opozitës

E veshur me fustan të bardhë, urimi dhe mesazhi i veçantë i Jorida Tabakut më 8 Mars

E veshur me fustan të bardhë, urimi dhe mesazhi i veçantë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të përcjellë urimin dhe mesazhin e saj më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Në një postim në Instagram, Tabaku ka ndarë disa foto e veshur me fustan të bardhë dhe krahas tyre ka dedikuar disa rreshta për fëmijët: Arba, Iris dhe Dren.

“Për Arbën dhe Iris

Dëshira ime më e madhe është që të rriteni të lira dhe të forta, duke bërë zgjedhjet tuaja, përfshirë edhe gabimet. Sepse gabimet janë pjesë e çmuar e mësimit.

Për Drenin, që po e rrisim me dashuri mes vajzave, dëshiroj që kurrë të mos e harrosh mirësinë dhe përkujdesjen që vjen prej grave. Shpresoj të jesh gjithmonë një xhentëlmen i vërtetë dhe ta respektosh forcën dhe guximin e tyre”, shkruan Tabaku në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by GERALDINA SPOSA (@geraldina_sposa)

Të fundit