Flash News
Qeveria bën gati kompleksin e kullave për administratën
SPAK nis hetimet ndaj oficeres së policisë, mori 1 mijë euro ryshfet për të pushuar një çështje penale
Hetimi i SPAK për identifikimin biometrik, Celibashi: Kam zero shqetësim
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Çfarë fshihet poshtë urrejtjes së SPAK për trashëgiminë dhe bamirësinë?
Emra intelektualësh të njohur/ Lista e “Bashkë Fitojmë” për Këshillin Bashkiak të Tiranës, kryeson Ilir Alimehmeti
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat me kandidatë për Këshillat Bashkiakë që do të dalin nga zgjedhjet vendore të 14 majit.
Në listën për Këshillin Bashkiak të Tiranës, ku kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” është Belind Këlliçi, në krye qëndron mjeku Ilir Alimehmeti. Ky i fundit ishte në garë përballë Këlliçit, Gert Bogdanit, Julian Dedës, Adriana Kalasë, Fatmir Merkoçit dhe Enkelejda Fejzos.
Sikurse edhe Këlliçi deklaroi pas fitores në garën e Primareve, Alimehmeti kryeson listën për Këshilli Bashkiak të Tiranës. Pjesë e listës janë figura të njohura dhe personalitete të larta si: avokatë, pedagogë, ekonomistë, mjekë, e shumë të tjerë.
Mes emrave në listën e Tiranës janë edhe anëtarët e Partisë së Lirisë: Silva Caka, Tedi Blushi, Floida Kërpaçi, Endrit Braimllari.
Në listë ka edhe emra të njohur të gazetarisë siç është Beti Njuma, Albana Kepi dhe Bledar Marku.