Flash News

Ditari i Opozitës

“Erion Veliaj, kanceri i Tiranës”, Alimehmeti: Vidh, grabit, korrupto, motoja që ka

“Erion Veliaj, kanceri i Tiranës”, Alimehmeti: Vidh, grabit,

Kreu i grupit të këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, tha se kryebashkiaku Erion Veliaj është kanceri i Tiranës, është kryetumori i Tiranës

Në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar në mbështetje të kryedemokratit  Sali Berisha, Alimehmeti tha se njësoj si kanceri që mendon të rritet me babëzi, edhe këta mendojnë se si të rrisin korrupsionin në Bashkinë e Tiranës.

 “Njësoj si kanceri këta vjedhin çdo fond public përmes inceneratorit fantazëm, përmes ‘5D’, përmes çdo gjëje. Këta janë aty vetëm për një 1 mision: të kapin çdo gjë, të pushtojnë çdo hapësirë të Tiranës, mendojnë vetëm të gllabërojnë çdo gjë”, tha Alimehmeti.

Ai u shpreh se këta hedhin metastaza, që quhen investitorë strategjikë në rastin e këtyre të Bashkisë së Tiranës.

“Misioni i tyre është të vjedhë, të grabisë dhe të korruptojë. Me kancerin çfarë duhet të bëjmë? Ikën vetë kanceri? Kanceri duhet hequr një orë e më parë. Ndaj kjo është arsyeja pse jemi sot këtu dhe nesër do të jemi para Bashkisë së Tiranës”, tha Alimehmeti.

Të fundit