Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjendet i vdekur në kamion 55-vjeçari në Korçë
Me shenja helmimi, disa banorë të Dibrës paraqiten në spital
Berisha: Mosbindja civile do të përshkallëzohet, koha e narkoshtetit perëndoi
Berisha thirrje Ramës: Duam qeveri teknike, reago! Mosbindja do çmontojë narkoshtetin
Çertifikatat e pronësisë, ironia e Bylykbashit: Hajdeni tek lala se ju sistemojmë ne
Komisioni i Ligjeve po vijon me tone të larta. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka ironizuar thirrjen e aplikimeve për certifikatat e pronësisë në mbledhjen e Komisionit.
Ndërkohë që Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj ka theksuar se këtë thirrje ta harrojnë se ndodh.
“Për të gjithë ata që kanë këtë hall nuk e kuptojnë sigurinë juridike. Ju i fusni edhe një herë, është term pak kështu, “hajdeni tek lala edhe një herë sepse ju sistemojmë ne”. Është mekanizëm tipik korruptivë. Mirë ata që janë në hall”, tha Bylykbashi.
“Aplikimi i të gjithë procesit që vjen pas të aprovimit ligjor është online së pari. Çdo përmirësim rregullator që ky komision do të sjellë është i mirëpritur. Duhet të njihni si ndodh kjo. Edhe kjo thirrje “ke lala ta harroni”, pyesni një herë. Keq t’i marrësh keq të mos i marrësh”, reagoi ministrja.