Flash News

Ditari i Opozitës

Ervin Salianji mbërrin në burgun e Fierit, Baçi: PD do të jetë gjithmonë në mbështetje të tij

Ervin Salianji mbërrin në burgun e Fierit, Baçi: PD do të

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka mbërritur në burgun e Fierit, ku do të vuajë dënimin 1-vjeçar për akuzën e kallëzimit të rremë. Para se të futej në godinën e Drejtorisë së burgut, Salianji e cilësoi këtë si "një betejë që nuk ka përfunduar". Jashtë ambienteve të burgut, deputeti Luan Baçi ishte i pranishëm për të treguar mbështetjen e tij ndaj kolegut.

Baçi akuzoi kryeministrin Edi Rama për ndikim të drejtpërdrejtë mbi vendimin gjyqësor, duke kujtuar fjalët e Ramës në Kuvend, ku ky i fundit i ishte drejtuar Salianjit me fjalët: “Akoma nuk ke vajtur në burg ti, se po e shtyn me raporte”. Sipas Baçit, kjo tregon qartë se Rama e kishte të paracaktuar rezultatin e çështjes.

Ai theksoi se kushdo nga deputetët e opozitës mund të gjendej në pozitën e Salianjit, duke shtuar se strukturat e Partisë Demokratike në Fier janë solidarizuar me kolegun e tyre. "Opozita nuk do të ndalet nga këto goditje politike," deklaroi Baçi, duke paralajmëruar një ndryshim në strategjinë e opozitës në datën 6 tetor.

Zoti Rama vërtetoi se është një nga autorët kryesorë për të futur Ervin Salianjin në burg. Jo më larg se dy seanca në parlament i është drejtuar Salianjit, ‘akoma nuk ke vajtur në burg ti, se po e shtyn me raporte’. Kishte informacion si po ecte procedura, patjetër që e dinte vendimin që do merrej se ka qenë vendimmarrësi por duhet të harrojë se mund të ndalojë opozitën me goditje që i bëhet deputetëve. E di mirë se godet herë pas herë çdo deputet. Nuk është vetëm Ervin Salianji, ka plot të tjerë që shantazhohen, zoti Berisha është 9 muaj në arrest dhe vazhdon të jetë atje më një dosje 500 faqe. Kemi lider të tjerë të opozitës, z.Meta, Mediu.

Kemi deputetët të tjerë që janë të presionuar, por kjo nuk do të na ndalojë, opozita do kalojë në një stad tjetër të të bërit opozitë, ‘mjaft është mjaft’. Organet e PD, kryesia, grupi janë mbledhur për hapat e mëtejshme për mënyrën si do vazhdojë aksioni, më 6 tetor do ketë një fillim ndryshe të aksionit opozitar. Në burgun e Fierit vjen një koleg, miku im, i dënuar politikisht, do jemi krahë tij dhe pranë tij. Është detyrimi ynë, do të jemi solidar me të. Kushdo nga ne sot mund të ishte ne vendin e Ervin Salianjit’, -u shpreh Baçi.

Të fundit