Flash News

Ditari i Opozitës

Ervin Salianji reagon pas arrestimit: Kam gjithë energjitë për të dal triumfues

Ervin Salianji reagon pas arrestimit: Kam gjithë energjitë për

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar për herë të parë pasi është dërguar në burgun e Fierit, duke falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur.

Përmes një postimi në Facebook, Salianji theksoi se mbështetja që ka marrë gjatë 24 orëve të fundit ka qenë e jashtëzakonshme dhe se ai është i vendosur të dalë triumfues nga kjo situatë.

Në mesazhin e tij, deputeti shprehu mirënjohje për mbështetësit dhe siguroi se do të vazhdojë luftën e tij ndaj të keqes që, sipas tij, ka mbërthyer vendin për më shumë se një dekadë. "Dua t'ju siguroj se kam gjithë energjitë për të dal triumfues dhe për t’u bashkuar me ju në luftë ndaj të keqes," shkruan Salianji.

Arrestimi i Salianjit

Ervin Salianji u arrestua si pasojë e vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila e shpalli fajtor për përfshirjen në çështjen e njohur si "Babalja". 

Arrestimi i tij ka shkaktuar reagime të forta politike, me mbështetësit e Partisë Demokratike që e shohin këtë si një goditje politike ndaj opozitës.

Të fundit