Flash News
Lotët e Xhafajt dhe gënjeshtrat e njëpasnjëshme, Salianji publikon dokumentat:11 faktet e thjeshta që nuk fshihen dot
Dronë kamikazë për ushtrinë, Rama: Nuk duhet të shqetësojë askënd se kë do godasë Shqipëria
Erdogan takon Ramën, mbërrin në Kryeministri
Presidenti Erdogan mbërrin në Tiranë, niset drejt Presidencës
Erdogan në Tiranë, blindohet kryeqyteti, mbi 700 efektivë në terren
Çështja “Gërdeci”/ Mediu: Kemi një drejtësi politike
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka folur për mediat pas seancës së radhës, ku i kërkoi Gjykatës së Posaçme të ripërsërisë pjesërisht akt ekspertimin e dëmit ekonomiko financiar të çështjes “Gërdeci”.
Ai ka deklaruar se kemi të bëjmë me një drejtësi politike pasi procesi nuk ka bazë kushtetuese dhe juridike.
“Në qoftë se nuk respektohet Kushtetuta e vendit, në qoftë se nuk repektohet ligji, në qoftë se fillon një proces kur është i parashkruar, në qoftë se gjyqtarët marrin atributet e legjislatorit të shkruajnë ligjet, në vend që të zbatojnë e respektojnë ligjet, besoj padyshim nuk është çështje drejtësie. Kemi një drejtësi politike.
Unë dua të them se ky është një proces që nuk ka bazë kushtetuese dhe jurdikie dhe përderisa nuk ka asnjërën nga këto të dyja nuk mund t’i vë emër tjetër. ”, tha Mediu.