Flash News

Ditari i Opozitës

Çështja ‘McGonigal’, denoncimi i Berishës: Rama është nën hetim, mafiozët hapën në Tiranë biznesin e ‘black listimit’

Çështja ‘McGonigal’, denoncimi i Berishës: Rama

Kreu i PD, Sali Berisha shprehet i bindur se kryeministri Edi Rama është nën hetim lidhur me çështjen ‘McGonigal’.

Duke folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, thotë se Rama është në hetim me gjithçka të tij, si dhe e akuzon se McGonigal me asistentët e tij, Dorian Duçka dhe Agron Neza u kthyen në gjobëvënës.

“A është në hetim Edi Rama, apo nuk është në hetim Edi Rama? Po ju jap vetëm këtë shembull shqiptarëve, në një kohë kur vendimi i gjykatës Amerikane thotë se është në hetim, e keni vënë re ju se në shumicën e ekraneve, është në hetim, nuk është në hetim.

Mora një shembull që është në hetim me gjithçka të tij, e që ai hetim do ta ndjekë gjithë jetën e që ai hetim do të zhvillohet edhe në Shqipëri dhe nuk ka ku të shkojë, sepse këta mafiozë hapën në Tiranë biznesin e ‘black listimit’.

A e dini ju që McGonigal me asistentët e tij mafiozë, Dorian Duçka dhe Agron Neza kalonin nga restoranti në restorant dhe kapnin biznesmenët nëpër tavolina, hajde pak njëherë se më duket ke diçka. Absolutisht, është e vërtetë. Gjer në këtë shkallë degradoi. Por në cilin vend të botës nuk ndiqen këta, përveç se në shtetin mafioz të Edi Ramës, këta gjobëvënës të pafytyrë.

Absolutisht. Nuk ishin vetëm ata, nuk ishin pa mbështetje ata”, tha Berisha.



Të fundit