Flash News
Itali/ Shqiptari vret bashkëshorten në sy të dy fëmijëve të mitur
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjendet i vdekur në kamion 55-vjeçari në Korçë
Me shenja helmimi, disa banorë të Dibrës paraqiten në spital
Berisha: Mosbindja civile do të përshkallëzohet, koha e narkoshtetit perëndoi
Çeshtja "Xhaçka", Bardhi -Spiropalit: Ju si Kryeparlamentare hodhët në erë Gjykatën Kushtetuese
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në Konferencën e Kryetarëve ka akuzuar kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, për mosrespektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.
"Zonja Kryetare, ju personalisht keni injoruar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ju jeni kryetarja e dytë që hidhni në erë këtë gjykatë, duke minuar kështu bashkëjetesën me opozitën," deklaroi Bardhi.
Sipas Bardhit, kërkesa për opinion nga Komisioni i Venecias është një justifikim për të zvarritur procesin dhe për të shpëtuar mandatin e Xhaçkës me procedura të tejzgjatura. Ai gjithashtu vuri në dukje se Venecia është një organ këshillimor dhe nuk ka efekt detyrues, duke e cilësuar këtë veprim si propagandë të qeverisë për të penguar punën e opozitës.
"Kjo praktikë, sikur po pyesni Venecian, synon të shpëtojë mandatin e Xhaçkës me procedura. Për ne nuk ka rëndësi individi, pasi ikën një Xhaçka dhe vjen një tjetër, por këtu bëhet fjalë për parimet kushtetuese," përfundoi Bardhi.