Flash News

Ditari i Opozitës

Atentatet në Shkodër, Berisha: Krimi e ka futur këtë qytet në darën e tij të pamëshirë

Atentatet në Shkodër, Berisha: Krimi e ka futur këtë qytet
Berisha: Të dashur miq, sot Shqipëria ka nevojë për zërin e çdo shqiptari. E çdo të riu, çdo adoleshenti, çdo të mituri, çdo burri, çdo gruaje, çdo të moshuari sepse çdo ditë që vendi përjeton, ai bëhet më i pasigurt.
Bëhet më i varfër.
Bëhet më i vjedhur.
Më i shtypur.
Ju jeni dëshmitarë se si krimi ka futur në darën e tij të pamëshirë Shkodrën.
Kalohet nga një atentat në një atentat.
Nga një ekzekutim në një ekzekutim tjetër.
Ju jeni dëshmitarë se krimi godet pa mëshirë në Tiranë.
Godet në mbarë vendin.
Dhe se ai është vendimmarrësi më kryesor.
Ai është vendimmarrësi më kryesor për arsye se ligji nuk ekziston për krimin.
Ai ka ushtarët e tij ministrat, qeveritarët, zyrtarët, drejtorët e policisë që i blen me lecka, që i urdhëron si ushtarë të bindur.

Të fundit