Flash News

Ditari i Opozitës

Facebook i bllokoi konferencën 'live', Meta: Mobilizim i patronazhistëve me fake-raporte

Facebook i bllokoi konferencën 'live', Meta: Mobilizim i

Presidenti i PL, Ilir Meta ka rikthyer edhe një herë një konferencë që mbajti një ditë më parë për shty pasi sipas tij Facebook ia bllokoi.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se kjo censurë erdhi pas mobilizimit të patronazhistëve me fake-raporte për t'i mbyllur gojën opozitës. 

"Mbas mobilizimit me fake-raporte të regjimit mafioz të patronazhistëve që paguhen me taksat tuaja, "Facebook" në mënyrë të paprecedentë ka bllokuar konferencën time të djeshme për mediat që u transmetua live.
Një përpjekje e dëshpëruar censure për të vërtetat që tronditin nga themelet Narkoshtetin, që në bashkëpunim me SPAK-un, po bëjnë çdo përpjekje mafioze për t'i mbyllur gojën opozitës.
Në respektin tuaj, po e ripublikoj të plotë videon e konferencës time për shtyp!
Asnjë fuqi në botë nuk e ndal dot Partinë e Lirisë në misionin e saj historik për të vënë sa më parë në jetë 5 Prioritetet tona madhore për 4 milion shqiptarë plus! ", shkruan Meta. 

 

Të fundit