Flash News

Ditari i Opozitës

Fatalitetet në plazhe/ Berisha: Pronarët e plazheve nuk marrin roje, ndjekin shembullin e Ramës

Fatalitetet në plazhe/ Berisha: Pronarët e plazheve nuk marrin roje,

Kryedemokrati Sali Berisha ka ngritur si shqetësim gjendjen e turizmit në mes të sezonit. Ai thotë se sezoni ka nisur me fatalitete, ndërsa thekson se nuk ka roje bregdetare për shpëtimin e personave në rrezik për t’u mbytur.

“Në konflikt të plotë interesi, pronarët e qindra plazheve të marra prej tyre në përdorim, për të mos paguar rrogat e rojeve të shpëtimit të jetëve siç kërkon ligji, kanë marrë vetë licencat si roje dhe kanë zhdukur rojet”, thotë Berisha.

Ky i fundit shton se bizneset kanë ndjekur shembullin e kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të tij, duke nënvizuar se qeveria shkel ligjet. Kryedemokrati thekson se në shtetin, ku kryeministri është i korruptuar, konflikti i interesit dhe korrupsioni nuk ekziston.

“Ata me këtë nuk kanë bërë gjë tjetër, vetëm kanë ndjekur shembullin e Ramës i cili firmos për interes të tij dhe në kundërshtim me ligjin, kontrata për “djegësat” me procedurë, negociata të mbyllura, për të mbushur valixhet ai vetë dhe ministrat e tij me qindra milionë euro.

Ata kanë ndjekur shembullin e Ramës, kompanitë e familjarëve të të cilit në konflikt të plotë interesi fitojnë me “meritë” tender pas tenderi.

Ata ndjekin shembullin e Ahmetit që në konflikt të plotë interesi zgjedh bashkëhajdutin e tij të hershëm Zoto, për të vjedhur me aferën e djegësave, qindra milion euro.

Ata ndjekin shembullin e Xhaçkës që në konflikt me kushtetutën lumturon burrin me licencë të investitorit strategjik, së paku 5 milion euro e më shumë shpërblim.

Ata ndjekin shembullin e Gjiknurin që me kushërinjt sekserë në konflikt të plotë interesi, i del emri te Kepi i Stillos pasi shpërbënë Parkun Kombëtar të Butrintit me një megaaferë korruptive.

Ata ndjekin shembullin e Velisë që ka shndërruar Sharrën, në minierë floriri për veten dhe Ramën, apo lumturon vëllanë e dashur, të cilit në konflikt interesi i siguron tendera. Ata ndjekin shembullin e Elisës, burri i së cilës i lumturon vëllanë e saj, duke i dhënë në konflikt interesi, tender pas tenderi.

Ata ndjekin shembullin e Agollit që në konflikt interesi, lumturon djalin duke i besuar kuzhinierit të tij, fondin qindra milionësh për librin e gatimeve të Bujtinave. Ata ndjekin... ndjekin… ndjekin, por qytetaret vidhen, plaçkiten, varfërohen, mbyten dhe vdesin nga konflikti i interest”, shkruan Berisha.

Të fundit