Flash News

Ditari i Opozitës

Fjalimi i Ramës në OKB, Berisha: Foli si diktator

Fjalimi i Ramës në OKB, Berisha: Foli si diktator

Kryedemokrati Sali Berisha ka kritikuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në OKB, ku tha se nuk përmendi asnjë Putin dhe Vuçiçin.

Gjatë fjalës së tij në protestën e  mbrëmjes së sotme, Berisha tha se Rama ka dështuar të adresojë çështjet globale në forumet ndërkombëtare, siç ishte rasti në OKB, dhe e akuzoi për sjellje autokratike, duke e krahasuar me liderë të tjerë diktatorialë.

Deklarata e Berishës:

Nuk tha një fjalë në OKB as për Putinin e madh as për Putinin e vogël.

Foli pra, si soji i autokratëve, i aftë të thotë çdo gjë dhe të bëjë gjithçka, vetëm për të ruajtur, pushtetin dhe interesat e tij mafioze.

Të dashur miq

Asnjë vend në botë nuk mund të pranojë një narkoshtet dhe kryetarin e tij Edi Rama

Në Europë, Shqipëria është i vetmi narkoshtet

Në Shqipëri, shteti ligjor është zëvendësuar me kodin e mafias.

Në Shqipëri, ndarja e pushteteve është zëvendësuar në përqendrimin e të gjitha pushteteve në një dorë.

Në Shqipëri, institucionet janë kukulla të Edi Ramës. Ndaj dhe shpresa e vërtetë, shpresa e fundit janë demokratet dhe demokratët, janë opozitaret dhe opozitarët.

Janë opozitarët e vërtetë dhe jo opozitarët e opozitës, të cilët sillen rreth godinës së kryeministrisë me shpresë se Rama do të ju hedhë ndonjë kockë dhe gjithë ditën, natën, kalojnë nga studio në studio, duke sulmuar si shpifarak opozitën.

Sot është koha për mbarë shqiptarët të bashkohen, të bashkohen të gjithë ata të cilët konsiderojnë Edi Ramën armik të vërtetë të qenies shqiptare.

 

Të fundit