Flash News

Ditari i Opozitës

Fjalimi i Ramës, Salianji: Foli për armiqësinë me Kurtin dhe nuk përmendi Vuçiçin

Fjalimi i Ramës, Salianji: Foli për armiqësinë me Kurtin dhe

Deputeti demokrat Ervin Salianji tha se në fjalimin që Rama mbajti në Kuvend, tregoi qartazi armiqësinë me Albin Kurtin, duke mos përmendur presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Nga Kuvendi, Salianji u shpreh se fjalimi i Ramës sot ishte kundër rezolutës për të cilën u arrit dakordësi mes PS dhe PD.

“E dëgjuat gjatë gjithë kohës sesi kryeministri foli për mocion, por nuk prezantoi mocion. Ia u kërkova në fillim të seancës, që është vendosur bashkimi i interpelancës dhe mocionit për debat, duhet të bëhej prezantimi i kërkesës nga ana jonë dhe më pas të vazhdonte debati. Ju e keni marrë peng Kuvendin dhe unë nuk jam te ata që mendojnë se kryeministri është debatues i dobët apo ka frikë nga fjala, por është mësuar dhe i është bërë ves, që ta ketë të trukuar debatin. E patë sesi kryeministri nuk foli për Kosovën, kryeministri mbrojti veten për qëndrimet e tij ndaj Kosovës.

E patë sesi në një 1 orë e gjysmë sesi kryeministri nuk foli për Vuçiçin dhe Serbinë, por foli për armiqësinë me Kurtin dhe Kosovën. E patë sesi në fund thotë një të pavërtetë të madhe, Edi Rama u detyrua bashkë me PS të pranojë kërkesën tonë, për të miratuar rezolutën ashtu siç ne e paraqitëm. Fjalimi i tij i sotëm, ishte një fjalim kundër kësaj rezolute, që po ju, të nderuar kolegë do të votonit. Një fjalë kundër rezolutës, që gjasme është dakordësuar nga Partia Socialiste”, theksoi ai.

 

Të fundit