Flash News


Ditari i Opozitës

FNSH në gatishmëri, Balliu: Mos të merren me ne, por me krimin e organizuar

FNSH në gatishmëri, Balliu: Mos të merren me ne, por me krimin e

Mosbindja civile e Partisë Demokratike vazhdon të mbahet në ish-Sheshin Shqiponja në Tiranë. Raportohet se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) janë në gatishmëri dhe mund të ndërhyjnë në këtë protestë.


Demokrat Klevis Balliu, i pranishëm në protestë, theksoi se PD e ka njoftuar publikisht për këtë aksion dhe theksoi se policia duhet të fokusohet në luftimin e krimit të organizuar, në vend që të merret me veprimtarinë e opozitës. Balliu shprehu shqetësimin për reagimin e forcave të rendit dhe kërkoi që qeveria të respektojë të drejtat e qytetarëve për të protestuar pa frikë.

Klevis Balliu: Policia do ishte mirë të merret me krimin e organizuar e jo me ne. Ne kemi njoftuar publikisht se këtu ka protestë. Ne e dimë se në Tiranë ka trafik përditë. Qytetarët kanë probleme të tjera, që punojnë 10-12 orë në ditë dhe nuk iu del as për të paguar qiranë e taksat. SPAK ka vetëm një detyrë, të sulmojë opozitën dhe këdo që denoncon. Qytetarët do përballen me çdo formë e mënyrë me këtë keqqeverisje. Për demokracinë, çdo mjet është demokratik në luftë.

 

Të fundit