Flash News

Ditari i Opozitës

FNSH në gatishmëri për shpërndarjen e protestës, Noka: Mos provokoni, ose Surreli do të jetë destinacioni i radhës

FNSH në gatishmëri për shpërndarjen e protestës, Noka:

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe Shqiponja janë vendosur në gatishmëri për të shpërndarë protestën te sheshi “Shqiponja” në Tiranë.

Policia u ka bërë thirrje protestuesve që të largohen nga rruga. Sakaq, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, i ka drejtuar një thirrje forcave të policisë që të mos provokojnë qytetarët.

Noka: I bëj thirrje nipit të Enver Hoxhës dhe Sulltan Surrelit të tërheqi narko-policinë nga provokimi qytetarëve, në të kundërt Surreli do të jetë destinacioni i protestuesve

Siç e shikoni, një protestë paqësore po provokohet nga narkopolicia. I bën thirrje nipit të Enver Hoxhës, sulltan Surrelit, i bën thirrje kreut të organizatës kriminale që të tërheq narkopolicinë nga provokimi i qytetarëve, në të kundërt sot destinacioni i qytetarëve do të jetë Surreli.
Çdo provokim i protestuesve paqësor, do të ketë një përgjigje dhe përgjigja është; të gjithë drejt Surrelit, asnjë rrugë tjetër nuk ka.
Po nuk larguan në mënyrë urgjente këta narkopolicë, banditë të veshur me uniformë policie, Surrelit do të jetë destinacioni i protestuesve.

FNSH në gatishmëri për shpërndarjen e protestës, Noka:

Të fundit