Flash News

Ditari i Opozitës

Forumi i sigurisë në Washington, Mediu: Korrupsioni dhe kartelët e drogës kërcënojnë Shqipërinë

Forumi i sigurisë në Washington, Mediu: Korrupsioni dhe kartelët

Në Uashington DC u zhvillua forumi i Sigurisë me temë “Investimi 5% në Mbrojtje dhe Partneriteti me SHBA-në”, i organizuar nga Kryetari i Partisë Republikane dhe deputeti shqiptar, Fatmir Mediu, në bashkëpunim me kongresmenë amerikanë.

Gjatë fjalës së tij, Mediu u ndal tek e ardhmja e NATO-s, roli strategjik i Shteteve të Bashkuara dhe aftësia e Evropës për t’u përballur me kërcënimet e reja të sigurisë. Ai theksoi se Evropa mund të mbrohet vetëm brenda NATO-s, duke rritur shpenzimet për mbrojtjen dhe kapacitetet ushtarake, duke theksuar se siguria evropiane lidhet drejtpërdrejt me atë amerikane.

Forumi nënvizoi rëndësinë e rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të PBB-së, një kërkesë e SHBA-së për aleatët evropianë, si dhe nevojën për bashkëpunim politik dhe ushtarak në Ballkan, përfshirë dhe Kosovën. Kongresmeni amerikan Keith Self mbështeti anëtarësimin e Kosovës në NATO si një kontribut të rëndësishëm për stabilitetin rajonal.

Në diskutime u trajtuan edhe kërcënimet e tjera për Ballkanin dhe Shqipërinë, përfshirë korrupsionin dhe krimin e organizuar të lidhur me kartelet e drogës.

Në forum morën pjesë dhjetëra kongresmenë amerikanë, ushtarakë të lartë amerikanë, eurodeputetë, përfaqësues nga Britania e Madhe, kryetarë dhe deputetë nga vendet e Ballkanit, kryetari i Kuvendit shqiptar Peleshi, deputetë të Bundestagut gjerman, drejtues të EPP-së dhe përfaqësues të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI).

Të fundit