Flash News

Ditari i Opozitës

Fushata 2025, Korreshi: Rama përdor buxhetin e shtetit për të bërë qokat brenda PS

Fushata 2025, Korreshi: Rama përdor buxhetin e shtetit për të

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka komentuar fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

I ftuar në Syri Tv, Korreshi u shpreh se Rama po përdor paratë e buxhetit të shtetit për të bërë qokat brenda partisë. Demokrati u shpreh se të gjithë bandat dhe kriminelët kanë derdhur paratë e tyre në ndërtim.

“Rama po bën milionerë njerëzit. Gjithë banditët, kriminelët, gjithë kusarët i kanë futur lekët në ndërtim dhe është një nga gjërat që po ndodh rëndom në Tiranë. Pastrimi i parave dhe nuk po bëhet asgjë në lidhje me këtë. Janë ngritur disa here në komision. Veliaj e ka në dorë një pjesë të madhe të këtij çelësi, të këtij butoni.

Është personi që jep leje ndërtimi kuturu, edhe pse shumë dosje të tij janë në SPAK sot, pjesa më e madhe. Por gjithsesi ai vazhdon atë pjesën e tij edhe për tu fuqizuar brenda PS-së dhe për të krijuar aleanca edhe brenda vetes. Unë mendoj se dt dy janë kërma. Nuk di kë të shash me para. Dhe nuk di ça ti thuash më para. Të njëjtën gjë kanë bërë të dy si njeri si tjetri, kur kanë qenë në krye të bashkisë.  Por konkurrenca është e fortë sepse kanë një vulë.

Kanë marrë llogaritë bankare të të gjithë njerëzve deri tani dhe nuk ju kane kaluar lekët. Këta do ti kalojnë 2 javëshin e fundit parazgjedhor në mënyrë që me lekë shtetërore, ta përdorin të gjithë buxhetin e shtetit për të bërë qokat brenda Partisë Socialiste”, tha Korreshi.

Të fundit