Flash News

Ditari i Opozitës

Gjana: Kanë votuar deri tani 17.2% e demokratëve, nuk është përjashtuar asnjë vëzhgues i Agron Shehajt

Gjana: Kanë votuar deri tani 17.2% e demokratëve, nuk është

Jemin Gjana, kreu i Komisionit të Zgjedhjeve në Partinë Demokratike ka treguar ecurinë e procesit të deritanishëm në zgjedhjet për kryetar të PD.

Në një prononcim për mediat, Gjana tha se kanë votuar deri tani 12,928 anëtarë ose 17.2 për qind e tyre.

Sipas tij, procesi ka vijuar normalisht dhe se nuk ka pasur  vonesa apo ndërprerje.

 “12 948 anëtarë që kanë votuar, që do të thotë një shifër që shkon te 17.2%. Përgjithësisht procesi ka ecur normalisht. Nuk ka pasur vonesa në fillimin e procesit. Në dy-tre raste që ka pasur ndonjë ndërprerje për efekt të qartësimit të situatave të votimit për anëtarë me kartë janë marrë vendimet përkatëse në komision dhe procesi ka vazhduar”, tha Gjana.

I pyetur nga mediat lidhur me denoncimin e kandidatit Agron Shehaj se në disa degë i janë përjashtuar vëzhguesit e tij, Gjana e hodhi poshtë këtë pretendim.

 “Në 7-8 raste kemi pasur probleme të përfaqësuesve të kandidatit Shehaj. Sepse erdhën disa propozime që u rrëzuan nga Komisioni. Ose kanë pasur kartë anëtarësie, ose nuk kanë qenë në listën e anëtarëve, ose janë deleguar nga një degë në një degë tjetër.

Vëzhguesi i tij në Kavajë ka qënë anëtar në Rrogozhinë. Ka kritere të përcaktuara për të cilat komisioni ka marrë vendimet përkatëse. Deri tani, për Shehajn janë marrë vendime me përfaqësues të tjerë, Kruja, Lushnja, dega 4, Kavaja, Maliqi, Shkodra, kanë luajtur me emrat e dy vëllezërve. Vjen i vëllai që nuk është anëtar dhe pretendon që të shkojë në emër të vëllait”, tha Gjana.

Të fundit