Flash News

Ditari i Opozitës

Gjekmarkaj në spital, Bardhi: Urdhër politik, do e çojmë në SPAK

Gjekmarkaj në spital, Bardhi: Urdhër politik, do e çojmë

Kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi deklaroi nga spitali i Traumës ku vizitoi deputetin Agron Gjekmarkaj, se do t’i çojnë në SPAK njerëzit që e dhunuan atë.

Bardhi u shpreh për mediat se policia me deklaratën e publikuar ka dalë zbuluar duke marrë autorësinë e urdhrit politik për të dhunuar Gjekmarkajn.

“Është përgjegjësi e ministrit të Brendshëm, zinxhir komandues të policë që të vënë para përgjegjësisë personat që kanë dhunuar një njëri paqësor si nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj. Duke mashtruar opinionin publik me atë deklaratë kanë dalë zbuluar duke marrë autorësinë e urdhrit politik për të dhunuar Gjekmarkajn.

Të jenë të sigurt se do të marrin përgjigjen e merituar. Sa i takon gjendjes shëndetësore të Gjekmarkaj, ajo sipas mjekëve paraqitet e qëndrueshme. me shumë gjasa për shkak të specialitetit do të duhet të transferohet për në QSUT”, tha Bardhi.

Të fundit