Flash News

Ditari i Opozitës

Gjekmarkaj: Nuk pranojmë shpërbërjen e opozitës, shqiptarët të dalin në protestë më 7 tetor

Gjekmarkaj: Nuk pranojmë shpërbërjen e opozitës,

Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj, deklaroi pas përfundimit të seancës parlamentare se opozita nuk do të pranojë arrestimin e Sali Berishës dhe burgosjen e Ervin Salianjit, duke e quajtur këtë pjesë të një plani ogurzi për shkatërrimin e pluralizmit politik.

Në një deklaratë për mediat, Gjekmarkaj theksoi se opozita është nën agresion për t'u zhdukur dhe u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që t’i bashkohen protestës masive të organizuar më 7 tetor.

"Ne nuk jemi të gatshëm të dorëzojmë liritë, pluralizimin, ne nuk pranojmë planin ogurzi për shpërbërjen e opozitës që ka filluar me arrestimin e Berisha apo të Ervin Salianjit. 

Shqiptarët ditën e hënë data 7, ora 18:00 do të jemi në rrugë për të mbrojtur pluralizimin, demokracinë dhe opozitën që është nën agresion për tu zhbërë me qëllim që në Shqipëri të jetë vetëm një person," tha ai. 

Të fundit