Flash News
Arrestohet 45-vjeçarja durrsake me dy emra e akuzuar për trafik dr*ge
Gjendet i vd*kur i moshuari në Fier, dyshohet për vetëv*asje
Kishte dalë për të kullotur bagëtitë e imta, humb jetën 55-vjeçarja në Pukë
Ligji i ri i Ramës, Berisha: U bëj thirrje pedagogëve dhe studentëve të mbrojnë lirinë akademike
Aksident në Korçë, makina përfundon në kanal, lëndohet shoferi
Gjekmarkaj: Shteti duhet t'i japë vendin e merituar Ismail Kadaresë dhe të nderojë At Zef Pllumin
Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj, gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar të Mediave ku ishte i pranishëm edhe ministri Blendi Gonxhe, ngriti pyetjen se kur shteti shqiptar, Qeveria dhe Ministria e Kulturës, do t'i japin vendin e merituar Ismail Kadaresë, gjeniut të letrave shqipe, i cili u nda nga jeta në korrik.
Gjekmarkaj kërkoi informacion mbi hapjen e një konkursi ndërkombëtar për vendin e përhershëm të prehjes së shkrimtarit të madh dhe pyeti nëse është caktuar një datë për këtë.
“Në korrik u nda nga jeta mjeshtri i madh i letrave botërore Ismail Kadare! Ceremonia ndaj tij la shumë për të dëshiruar në shumëçka! Shkrimtari i shqiptarve, i Europës, i mbi 48 gjuhëve i përkthyer nuk ishte shkrimtari vetëm i PS !
Ikja e tij është një nga më të mëdhatë që në shekuj ka patur ky komb ! Vdekja e çdokujt meriton respekt, para saj jemi të gjithe të barabartë, por nuk jemi të tillë në kontribute e trashëgimi.
Nëse do të pyeteshin të gjithë njerëzit e jashtëzakonshëm e te zakonshëm, madje nëse shkojmë në mistike, nëse bëhej një referendum i të gjallëve dhe të vdekurve, të gjithë do binin dakort që Ismail Kadare nuk duhej të ishte në Tufine sot!
Mjafton vetëm rruga për ato varreza si në Kandahar për të na turpëruar kur një kamer e huaj do i ngjitet asaj, jo thjesht për Ismail Kadarene, po e po për atë, por edhe për gjithë ata shqiptarë që prehen atje”, tha Gjekmarkaj.