Flash News
Shqipëria hap sot grupkapitullin e parë të bisedimeve me BE-në, çfarë do të diskutohet
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“Cënon lirinë akademike”: Rektorët kundërshtojnë projektligjin për Shkencën
Alarm për bombë pranë ambasadës serbe në Tiranë
Marrëveshja me Italinë/ Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë
Gjergji: Problemet e shëndetësisë vijnë nga urdhrat korruptive të Ramës, jo nga urdhri i mjekut
Deputetja demokrate Zheni Gjergji tha se Urdhri Mjekut nuk është urgjencë për t'u ndryshuar.
Nga Kuvendi, Gjergji u shpreh se problemet e shëndetësisë nuk vijnë nga ku urdhër, por nga urdhri i Ramës dhe Manasitirliut për koncesionet në shëndetësi.
“Na ka ardhur sot një nisëm një akt normativ me fuqinë e ligjit, nën dritat e ndezura të urgjences qeveritare për një ndërhyrjë në ligjin nr 123/2014 për urdhrin e mjekëve në republikën e shqipërisë.
Ju mund të kishit hartuar një ligj dypunësimi për mjekët por jo. E gjitha kjo është një tentativë për të zgjatur dorën e ekzekutivit edhe mbi këtë autoritet të pavarur në filozofinë tashmë të konsoliduar të rilindjes për të kontrrolluar gjithcka.
Nga ana tjetër është vijimi instrategjisë së propagandës, që problemet në shëndetësi , krizën në këtë sektor që janë përgjegjësi e drejtpërdrejt e qeverise, tja faturojnë mjekëve, kolegëve të mi.
Problemet në shëndetësi problemet e mëdha në shëndetësi nuk vijnë nga ky urdhër mjeku që dpo të ndryshohet sot.
Kjo është ti fshihesh shkakut dhe arsyes , ti largohesh thelbit. Problemet e shëndetësisë vijnë nga urdhrat e paligjshëm dhe korruptive të kryeminstrit dhe ministrave, ish ministrave të shëndetësisë, që e kanë kthyer këtë sektor jetik në një ferr për qytetarët, por në një parajsë për klientët që ngritën këtu bisnesin më të majmë dhe më fitimprurës.
Nuk është urdhëri i mjekut problem por është urdhri i Ramës e Manastirliut për koncensionet në shëndetësi”, deklaroi Gjergji.