Flash News
Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën një punonjës sigurie në Tiranë
EMRI/ Lëvizte me armë dhe kokainë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë
Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, reagon policia: Dyshohet se nisi nga një shkëndijë
Aksident në aksin Fier-Seman, përplasen dy automjete
Berisha: Drejtor policie në Tiranë do emërohet narkobanditi që zvarriti Ilir Metën
GJKKO shtyu gjyqin për Berishën, Gjokutaj: E qëllimshme, Irena Gjoka e dinte seseanca nuk do të zhvillohej sot
Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar vendimin e GJKKO për shtyrë seancën gjyqësore ndaj kryetarit të opozitës Sali Berisha.
Ai është shprehur se kjo shtyerje ishte e qëllimshme nga gjyqtarja Gjoka, pasi sipas tij kjo e fundit ka qënë koshiente që kjo seancë sot nuk do të zhvillohej.
Në një lidhje me Skype për Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv, Gjokutaj u shpreh se kjo zvarritje e gjykimit është shkelje proceduriale nga ana e gjyqtares.
“Kjo është një zvarritje e qëllimshme jo vetëm e kësaj të sotmes por të gjitha objekteve të kërkimit të zotit Berisha për të shkuar në kalendrat greke, siç është vepruar edhe me vulën, siç është vepruar edhe me siglën, me statutin e rithemelimit. Nëse do ta shikoni këto ngjajnë si pika uji në drejtimin e afateve proceduriale të shtyerjes, zvarritjes së këtyre proceseve me qëllim që gjykata të shprehet në një moment kur është arritur qëllimi politik. As më shumë dhe as më pak ne kemi depozituar një kërkesë për evokimin e arrestit të shtëpisë si një masë sigurimi e pakuptimtë nga pikëpamja logjike dhe antiligjore jashtë çdo kriteri dhe kushti.
Sot shkuam në gjykatë. Ishte caktuar për në oren 15:00. Që nga caktimi i datës dhe orës gjyqtarja ka qënë koshiente që seanca sot nuk do të zhvillohet sepse justifikimi do të iishte ashtu siç ka qënë. Unë kam pritur nga ora 14:50 deri në ora 16:00 në korridorin e gjykatës dhe pastaj doli sekretarja e zonjës Irena Gjoka. Është një shkelje proceduriale prej saj kjo zvarritje dhe për dijeni, zvarritja e gjykimeve jo vetëm nga pikëpamja e vettingut që ka të tjera kritere por edhe nga pikëpamja e vlerësimit vjetior të gjyqtarëve ka lidhje të drejtëpërdrejtë me pikaverazhin e gjyqtarëve. Gjyqtarët që zvarrisin gjykimet dëmtohen në vlerësimin e tyre.”