Flash News

Ditari i Opozitës

Gjyqi për “Babalen”, Salianji: Gjyqtarja Edlira Petri dhe bashkëshorti kanë lidhje të ngushta me Fatmir Xhafajn

Gjyqi për “Babalen”, Salianji: Gjyqtarja Edlira Petri dhe

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur për mediar pas përfundimit të seancës gjyqësore ndaj tij në Gjykatën e Apelit, lidhur me çështjen “Babalja”.

Salianji iu tha gazetarëve se para drejtësisë nuk shkojnë ata që abuzojnë, por shkojnë ata që denoncojnë. Demokrati komentoi edhe kërkesën e tij për përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri, teksa nënvizoi lidhjet e ngushta me ish-minsitrin Fatmir Xhafaj.

Salianji tha se do të vazhdojë të denoncojë banday në Shqipëri dhe se do të ribëjë publike elementët e dosjes “Babale”.

“Në vend të shkojnë para drejtësisë ata që abuzojnë, shkojmë ne që denoncojmë. Është shtyrë nga gjykata, jo për mungesë tonën. Ka munguar vetëm njëherë avokati im dhe disa herë avokati i palës kundërshtare. Gjyqtarja relatore ka shprehur anshmërinë politike duke hyrë në debat me mediat në rastin kur ka qenë gjyqi i vulës. Së treti dihet botërisht miqësia familjare e bashkëshortit të zonjës Petri, zotit Sokol Sadushi me Fatmir Xhafën. Gazetari ka bërë disa shkrime që kanë të bëjmë me gjyqtaren që është relatore në këtë çështje. Ne kërkuam përjashtimin e gjyqtares e cila nuk duhet ta kishte marrë fare çështjen. Unë nëse do isha avokat do merresha me sistemin gjyqësor. Jam i votuar nga qytetarët për të mbrojtur interesin publik.

Po bëj transparencë me publikun për të kuptuar a ka elemente pavarësie sistemi gjyqësor në Shqipëri. Unë këtë detyrë kam dhe pjesën tjetër nuk kam ndonjë shqetësim nëse qëndron apo jo gjyqtarja. Të gjithë elementët e dosjes do i ribëj publike në momente të caktuar. Kam zgjedhur të luftoj për interesat e publikut ashtu si kam denoncuar të gjithë bandat në Shqipëri. Do votoj betejën time për të mbrojtur ata që më kanë votuar dhe interesin publik. Ajo që bën gjykata është puna e gjykatës. Unë këtu do jem për një kohë të gjatë”, deklaroi Salianji.

 

Të fundit