Flash News

Ditari i Opozitës

“Hani kokën e njëri-tjetrit”, Berisha: Rama inkurajon bandat me thirrjet e tij për vrasje

“Hani kokën e njëri-tjetrit”, Berisha: Rama inkurajon

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se rendi dhe siguria e vendit tashmë janë në dorën e krimit. Berisha iu referua tre vrasjeve me 4 viktima që u shënuan në më pak se 24 orë.

Kryedemokrati tha në konferencën e përjavshme me gazetarët se kryeministri Edi Rama ka një platformë zyrtare për luftën kundër krimit, duke iu bërë thirrje bandave “të hanë kokën e njëri-tjetrit”.

Berisha tha se është Rama ai që inkurajon dhe i lejon bandat të kryejnë vrasje me thirrjet e tij.

“Rendi dhe siguria janë në dorë të krimit. Në një hark kohor prej 12 orës u përgjakën rrugën t e Elbasanit, të Sarandës dhe të Vlorës.

E vërteta është se substrakti i këtyre vrasjeve qëndron në faktin se bandat dhe krimi kontrollojnë shtetin, janë në një farë mënyrë shteti real i këtij vend, ndërkohë platforma zyrtare e Ramës për luftën kundër  krimit është: hani kokën e njëri-tjetrit.

Kryeministri ua lejon dhe i inkurajon bandat me thirrjet e tij për vrasje. Dënoj këtë qëndrim, vrasje të shëmtuara në rrugë dhe sheshet e qyteteve dhe garantoj shqiptarët se politika jonë do jetë 0 tolerancë ndaj krimit, do u japim bandave vendin që meritojmë”, deklaroi Berisha.

Tre vite më parë, i ftuar në një studio televizive, i pyetur për kërcënimin e rendit dhe sigurisë nga ngjarjet kriminale Rama deklaroi se bandat “kur të hanë kokat e njëri-tjetrit, e hëngshin kokën e njëri-tjetrit dhe mos u ngopshin duke ngrënë kokat e njëri-tjetit”, çka u konsiderua një mesazh i hapur për bandat e krimit.

Të fundit