Flash News

Ditari i Opozitës

Hapja e degës së PD në Itali, Vokshi: Rama po përpiqet të ngrejë sistemin e patronazhimit edhe në diasporë

Hapja e degës së PD në Itali, Vokshi: Rama po përpiqet

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka ndarë foto nga takimi në Forla të Italisë, aty ku u hap dega e re e Partisë Demokratike.

Në një postim në Facebook, Vokshi shkruan se në Itali shtroi problematikën e zgjedheve jo të lira dhe jo të ndershme në Shqipëri. Vokshi thekson se Shqipëria nuk ka një shoqëri funksionale, për shkak të kontrollit të qeverisë Rama.

Vokshi tha se Rama po përpiqet të ngrejë sistemin e patronazhimit edhe në diasporë.

Postimi:

Forli, Itali: E nderuar të isha pjesë e themelimit të degës së Partisë Demokratike në Forli.

Në takim ishte prezente edhe deputetja e 'Forza Italia' në rajonin e Emilia Romagna-s, Rosaria Tassinari.

Punë fantastike e Arben Markut, Zef Gjonaj, që së bashku me Bardhok Dodën, Dritan Beqirin, Lindita Bimin dhe Mariela Shkurtën, bënë të mundur shtrirjen e strukturave të PD-së në Forli.

Interes i madh, dhjetëra anëtarësime te reja. Mes tre kandidaturave, anëtarët zgjodhën kryetar të PD, dega Forli, zoti  Gëzim Brunga.

Në fjalën e saj, znj. Tassinari theksoi rëndësinë e takimeve të tilla dhe rritjes së bashkëpunimit mes dy partive, jo vetëm si pjesë e një familje politike, por edhe në kuadër të përfaqësimit në qeverisjen lokale, rajonale apo qendrore.

Në fjalën time theksova: “Në Shqipëri, që prej vitit 2013, nuk ka më zgjedhje të lira e të ndershme. Shqiptarët nuk janë të lirë të votojnë qeverinë e tyre. Vota kontrollohet, shantazhohet, dhunohet, prej sistemit monstruoz të patronazhimit apo prej bandave kriminale. Dy janë problemet madhore në Shqipëri, që për fat të keq furnizojnë njëri tjetrin: 1. Korrupsioni dhe krimi që kanë kapur shtetin dh rritin emigracionin; 2. Emigracioni, që për fat të keq ndihmon në rritjen e korrupsionit dhe krimit.

Shqipëria nuk ka demokraci funksionale. Edi Rama ka më shumë pushtet se Enver Hoxha, kontrollon çdo pushtet. Shqipëria është nën një regjim, ku lideri i opozitës mbahet në arrest politik me dosje false, pa prova, fakte e dëshmitarë, e ku liritë e të drejtat shkelen çdo ditë.

Në 10 vitet e fundit, ky regjim ka larguar mbi 1 milion shqiptarë, 75% e të cilëve nën moshën 40 vjeç, pra pjesa më aktive.

Edi Rama po përpiqet të ngrejë sistemin e patronazhimit edhe në diasporë.

Refuzojeni këtë sistem!

Me insistimin e opozitës u miratuan ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, që i jep të drejtën e votës diasporës.

Vota juaj është shpresë për ndryshim, për rrëzimin e këtij narko-regjimi që Edi Rama ka vendosur në Shqipëri.

Ju jetoni e punoni në vende të lira, me demokraci. Vota juaj, vota e diasporës mund dhe do të bëjë ndryshimin!"

Vijon krijimi i degëve të PD ne diasporë.

Të fundit