Flash News

Ditari i Opozitës

"Heshtje e plotë për pensionet, por bubullima mediatike për fishekzjarren e ‘Republikës së re’ fetare!"

"Heshtje e plotë për pensionet, por bubullima mediatike për

Nga Petrit Vasili/

Fishekzjarrja e Ramës për "Republikën e re" bektashiane ka zaptuar studiot televizive dhe portalet gjithandej.

Studiot televizive bubullojnë e gjēmojnë për fishekzjarre-Republikën duke u kuturisur ne arsyetime gjithfarësh, ndonëse një gjë është shumë e qartë që çdo nismë dhe tezë e një atdheshitësi si Edi Rama ka vetëm qëllime të zeza.

Fakti tronditës që pensionet u rritën vetëm 240 lek të vjetra ne qytet dhe 135 lek të vjetra ne fshat u la në harresë dhe të gjithë po komentojnë fishekzjarren-Republikë.

Ndërkohë që drama e qindra mijra pensionistëve po konsumohet çdo ditë që po luftojnë për mbijetesën edhe biologjike të tyre.

Debatin për korrupsionin, që vjedh edhe pensionistët është zëvëndësuar debatin për fishekzjarr-Republikën.

Fishekzjarr-Republika është thjesht një provokim i lig pjellë e një mëndje të ligë si Edi Rama, që ka marrëzinë që të hedh zjarr dhe tension të rrezikshëm dhe të panevojshëm, që i shërben vetëm interesave elektorale dhe personale.

Çdo debatues për fishekzjarr- Republikën të mos harrojë se ështe djalë api vajzë e nje nënë dhe babai të moshuar, të mos harrojë se është nip dhe mbesë e nje gjyshi apo gjysheje që lufton çdo ditë për mbijetesën.

Qindra mijra shqiptarë në emigracion, me djersën dhe sakrificat e tyre pa fund në tokë të huaj ndihmojne prindërit e tyre pensionistë sepse qeveria i ka lënë totalisht pas dore.

Pensionistët, pensionistët e vetëm pensionistët dhe drama e përditshmërisë së tyre si dhe përbuzja tragjike e Ramës dhe qeverisë është kjo nje kryeçështje e të gjithë shqiptarëve.

Të fundit