Flash News

Ditari i Opozitës

"Himara gati të “firmosë” peticionin", Teliti: Riktheni turistët shefa e patronazhistët

"Himara gati të “firmosë” peticionin", Teliti:

Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti denoncon përgjysmimin e konsumit "turistik" në zonën e Himarës.

Në rrjetet sociale, ai shkruan se pas largimit të "papritur" të qindra pushtetarëve e patronazhistë pas zgjedhjeve të pjesshme, Himara po përballet me rënien e ndjeshme të “turistëve”. 

"Himara gati të “firmosë” peticionin: “riktheni turistët shefa e drejtora, riktheni patronazhistët”.

Që prej të martës, pas largimit “të papritur” të qindra e qindra patronazhistëve, drejtues politik, ministra, drejtora e shefa, Himara po përballet me rënien e ndjeshme të “turistëve”, kudo raportohet për përgjysmim të konsumit në restorante e markete të zonës.

Duhet zgjidhje, ndaj lideri global dhe kryetari i zgjedhur nga “procesi më demokratik i zgjedhjeve të lira e të ndershme” të reagojnë e ti “japin drejtim” punëve.

Koha nuk pret, nga “fitorja në fitore", shkruan Teliti. 

Të fundit