Flash News

Ditari i Opozitës

Homazhet te Kuvendi/ Nga Berisha te Bardhi, drejtuesit e PD nderojnë Gerti Bogdanin

Homazhet te Kuvendi/ Nga Berisha te Bardhi, drejtuesit e PD nderojnë Gerti

Kuvendi do të hapë sot dyert për të nderuar me homazhe ish-deputetin e Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, i cili humbi jetën një ditë më parë si pasojë e një arresti kardiak.

Pjesë e homazheve do të jenë drejtuesit e lartë të Partisë Demokratike. Kreu i PD, Sali Berisha nuk do të jetë i pranishëm për shkak të arrestit të shtëpisë, por kurora e tij do të vendoset nga Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka.

Më pas, Bogdani do të nderohet nga drejtuesit e tjerë: Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Luçiano Boçi deri te kreu i FRPD-së, Besart Xhaferraj.

Homazhet do të mbahen nga ora 10:00 deri në orën 12:00. Më pas, Bogdani do të prehet në varrezat e Sharrës.

Njoftimi:

Ashtu siç edhe jeni në dijeni,

në nderim të të ndjerit Gerti Bogdani nesër do të zhvillohen homazhet nga ora 10:00-12:00, në hollin e sallës së seancave plenare të Kuvendit.

 Ne oren 10:00, do zhvillojne dhe vendos in kurorat zyrtare si si vijon:

1. Profesor Dr. Sali Berisha, Kryetar i PDSH.

    - Vendos Kuroren z. Flamur Noka- Sekretar i Pergjithshem I PDSH.

 2. Keshilli Kombetar i PDSH.

     - Vendos kurorën z. Edi   Paloka Kryetar i Keshillit Kombëtar.

3. Kurora e Kryesisë së PDSH.

       - Vendoset nga z. Luciano Boçi N/Kryetar i PDSH dhe z.Oerd Bylykbashi , N/Kryetar i PDSH;

 4. Kurora e Gr. Parlamentar të PD.

    - Vendoset nga Z. Gazmend Bardhi, Kryetar i Gr Parlamentar PD dhe N/kryetar i PDSH dhe z. Agron Gjekmarkaj N/Kryetar i PDSH.

5. Kurora e LDG. vendoset nga znj. Albana Vokshi Kr. e LDG.

6. ⁠Kurora e FRPD. vendoset  nga z. Besart Xhaferraj. Kryetari i FRPD

Të fundit