Flash News

Ditari i Opozitës

Hysaj denoncon vjedhjen nga “One” dhe “Vodafone”: Të merren masa për xhepat e shqiptarëve

Hysaj denoncon vjedhjen nga “One” dhe “Vodafone”:

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysaj ka denoncuar vjedhjen që po u bëhet shqiptarëve nga dy kompanitë telefonike “One” dhe “Vodafone”.

Në një postim në Facebook, Hysaj shkruan se kompanitë nuk iu përgjigjen klientëve me shërbimet e kërkuara dhe vijojnë të vjedhin prej tyre.

Hysaj i ka bërë thirrje organeve kompetente të marrin masa për të parandaluar vjedhjen masive.

“Dua të denoncoj me forcë dhe publikisht vjedhjen masive që po u bëhet çdo ditë shqiptarëve nga kompanitë telefonike "One" dhe "Vodafone".

Papërgjegjshmëria totale e shërbimeve ndaj klientëve dhe mosdhënia e shërbimeve pas rimbushjeve për shkak të "problemeve të sistemeve", po e paguajnë konsumatorët në kurriz çdo ditë.

Papërgjegjshmëria e shërbimeve ndaj klientëve është maksimale, vjedhja jo vetëm e minutave por edhe e njësive të internetit, vjen si pasojë e mungesës së konkurrencës dhe një organi rregullator në treg.

I bëj thirrje organeve kompetente të ndërmarrin masa të menjëhershme për këtë vjedhje masive që po i bëhet xhepave të shqiptarëve”, shkruan Hysaj.

Të fundit