Flash News

Ditari i Opozitës

Ina Zhupa “gozhdon” me pyetje për Censusin 2023: Pse 89% e shqiptarëve nuk ju besojnë

Ps

Ina Zhupa “gozhdon” me pyetje për Censusin 2023: Pse  89% e

Deputetja Ina Zhupa i drejtoi rreth 25 pyetje mbi aktivitetin e INSTAT ku përqëndrimi më i madh ishte te censusin, ku drejtoresha  Elsa Dhuli e pati të pamundur të përgjigjej.

Zhupa e pyeti se pse duke qënë se metodologjia e tyre e publikuar parashikon të dhëna paraprake (preleminare) ata nuk e kane zbatuar dhe nuk nxorrën të dhena.

Gjithashtu ajo vuri në dukej faktin që kur INSTAT bente census në 2001 dhe 2021 me letra dhe me skanime, me me para para, kishte rezultate paraprake për 2 muaj dhe finalet kishin një besueshmëri më të lartë.

Pyetjet: 

 “ 1- Si e shpjegoni Ju që në të dhënat të publikuara nga Censusi 2023, rezultojnë që në 12 vjet qënkan shtuar vetëm 70.000 banesa sipas Censusit 2023, kur vetëm Tirana në 3 muajt e fundit të ndërtimit ka 231.000 m2 ndërtim, Ju nuk i keni parë kullat edhe pallatet të ndërtuara në Tiranë për 12 vite? Nuk po marrë gjithë Shqipërinë, nuk po marrë gjithë bregdetin, po marrë vetëm Tiranën,
pra sipas Censusit 2023, në gjithë Shqipërinë në 12 vjet janë 70.000 banesa.
Pyetja tjetër është: Sipas EUROSTAT vetëm në Bashkimin Europian rregjistrohen 900.000 shqiptarë që janë larguar, që kanë marrë azil, që kanë vendbanim, pa llogaritur ShBA, Kanada, Britaninë e Madhe, tani si e shpjegon shifrat tuaja, në krahasim me shifrat që kanë raportuar ndërvite Eurostati ? Pse nuk ka përputhje, apo jeni Ju “shumë të saktë”? Pyetja ime tjetër po
në lidhje me këtë:
Si ndjeheni zonja drejtoreshë ku 89% e shqiptarëve të pyetur për Censusin thonë që nuk i besojnë të dhënat e Censusit? Në fakt nuk besojnë se kanë gjysmën e familjes jashtë,
shofin dhe ndërtimet në Tiranë, shofin dhe rininë që nuk është nëpër shkolla, shpopullimi, dhe s`kanë si të besojnë ato që thoni Ju. Ju si ndjeheni si drejtoreshë e këtij institucioni që ka humbur komplet besimin publik?

 

Të fundit