Flash News

Ditari i Opozitës

Indeksimi i pensioneve, Teliti: Lëmosha e radhës e qeverisë, e vetmja rrugë është protesta

Indeksimi i pensioneve, Teliti: Lëmosha e radhës e qeverisë, e

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka reaguar në lidhje me indeksimin e pensioneve, që nis nga 1 tetori.

Në një postim në Facebook, ai shkruan se rritja 25 lekë në ditë, është lëmoshë tallëse nga qeveria para qindra milionë eurove që cdo vit destinohen për luksin qeveritar.

"E cfarë mund të bejë pensionisti me 25 lekë në ditë shtesë nga indeksimi? Në rastin më të mirë do mund të blejë një kokërr vezë, apo të blejë një panine, apo një kaush me fara luledielli (të papjekura, se të pjekurat kushtojnë më shumë).

Këto qindarkat që po jep lemosha qeveritare janë hic gjë para qindra milionë euro që cdo vit destinohen për luksin qeveritar, vjedhjeve deri në 100% të fondeve publike më tenderime të sajuara e të porositura, grabitjeve shekullore me PPP rrugësh "të arta" apo inceneratorë fantazëm.

Në piedestal janë vendosur vjedhja dhe abuzimi që i kanë marrë frymën këtij vendi, ndërkohë qytetari i moshës së tretë braktiset përjetësisht.

Para këtij përcmimi, para kësaj talljeje të rradhës që vazhdon prej 11 vitesh, E VETMJA RRUGË ËSHTË REFUZIMI, REAGIMI, PROTESTA", shkruan Teliti. 

Të fundit