Flash News

Ditari i Opozitës

Ironia e Palokës: Lëreni Elisën të rrëfehet se mund të dijë ndonjë gjë, McGonigalin një femër e mori në qafë

Ironia e Palokës: Lëreni Elisën të rrëfehet se mund

Kreu i Këshillit Kombëtar në PD, Edi Paloka ka reaguar me ironi mbi zhvillimet e sotme në Kuvend. Kryeministri Edi Rama refuzoi sërish të përballej me opozitën dhe zgjodhi ta bojkotonte seancën në vend që të jepte shpjegime për skandalin McGonigal.

Ai delegoi të drejtën për replikë te ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin. Kjo e fundit tentoi t’i përgjigjej opozitës, por kjo e fundit refuzoi që përballjen ta bënte me Spiropalin.

Me ironi, Paloka shkruan në rrjetet sociale: Lereni elisen te rrefehet! Rama “i delegoi” elises pergjigjen per takimet e tij personale me Mc Gonigal.

Mbase duhet degjuar elisa …mund te dije gjera qe nuk kane dale. Kete Mc Gonigalin nje femer e mori ne qafe andej. Ajo e deklaroi vete ne Parlament qe “mund te pergjigjet ulur ose ne kembe, si te doni”

Ku i dihet …Lereni elisen te rrefej !

Të fundit