Flash News

Ditari i Opozitës

"Jemi në luftë", zbardhet porosia e Nokës për protestën e 7 tetorit: Në terren çdo ditë

"Jemi në luftë", zbardhet porosia e Nokës për

Zbardhet porosia e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit Kombëtar të PD.

Ai u është drejtuar anëtarëve duke u thënë se për protestën e 7 tetorit duhet të angazhohen të gjithë dhe me disiplinë, si dhe u ka kërkuar që të zbresin në terren dhe të jenë “gati për luftë”.

Noka u sqaroi se duhet të shmangin komunikimet me grupet Whatsapp.  

“Ideja e parë ka qenë  bllokim aksesh ndaj ishte data 6 si fillim. Të gjithë kryetarët e degëve të angazhohen për pjesëmarrje. Takohuni me anëtarët, harroni komunikimet me grupet Whatsapp. Ne jemi në luftë. Nuk kemi luksin të njoftohemi dhe të angazhohemi përmes kësaj mënyre. Nuk është  serioze

Të respektojmë këdo që do të ftojmë në protestë. T’i takojmë. Degët e Tiranës duhet të jenë në terren çdo ditë. Anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe deputetët duhet të shpërndahen në zona. Jemi në luftë , t’i përgjigjemi me disiplina të hekurt. Nuk ka kthim pas. Të mos e mendoje kush. O fitore, o vetëm fitore”, ka thënë ai.

Të fundit