Flash News

Ditari i Opozitës

“Ka një absurd”, Bardhi tregon pse kërkoi mbledhje grupi pas seancës plenare

“Ka një absurd”, Bardhi tregon pse kërkoi mbledhje grupi

Mazhoranca rrëzoi kërkesën e Gazment Bardhit për reformimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka thënë për Report Tv se pse kërkoi mbledhje grupi në përfundim në seancës. Ai tha se aktualisht bashkëkryetar i komisionit vijon të jetë Enkelejd Alibeaj, ndaj kërkoi mbledhje grupi për të bërë ndryshime.

“Alibeaj ka qenë bashkëkryetar i këtij komisioni, ai duhet ta kishte çuar përpara punën por kjo s’ka shkuar përpara. Në mbledhje grupi, me një shumicë ne vendosëm të ndryshojmë edhe një pjesë të anëtarëve. Aty ka një absurd, se del aty psh ende Grida Duma”, tha Bardhi.

 

Të fundit