Flash News

Ditari i Opozitës

Kalaja: Të hetohet dorëheqja e anëtares së Gjykatës Kushtetuese

Kalaja: Të hetohet dorëheqja e anëtares së Gjykatës

Avokatja Adriana Kalaja ka kërkuar hetim për dorëheqjen nga detyra të anëtares së Gjykatës së Lartë, Elsa Toska.

Në fjalën e saj nga protesta para bashkisë, Kalaja u shpreh se nuk është dorëheqje për arsye personale, por pas saj mund të fshihet urdhri i Ramës.

“Një ditë më parë dhe dorëheqjen një anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Aleanca e korbave dhe qelbësirave, duan ta lidhin me pranimin e kërkesës që u bë për çështjen e Sali Berishës. Të vërtetën e dorëheqjes e di gjyqtarja që e la, se nuk është e lehtë, që pasi ke bërë gjithë atë betejë për tu bërë anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ti jep dorëheqjen pas asaj beteje që ke bërë, ndërkohë që të kanë ngelur edhe 5 vite karriere.

Në këto kushte unë i kërkoj akuzës që të hetojë këtë dorëheqje sepse nuk është dorëheqje për arsye personale.

Jemi mësuar tashmë që kur jep urdhër Edi Rama këto sëmuren dhe dorëhiqen. A e patë Lindita Nikollën, për të drejtuar Kuvendin e Shqipërisë ishte e sëmurë kjo zonja. Për tu bërë anëtare e kryesisë së PS, kjo u ngjall, nuk qenka më e sëmurë.

Atëherë çfarë janë këto dorëheqje, për arsye personale gjoja. Jo, ke marrë një mandat për të shërbyer sistemit të drejtësisë dhe në gjykatën më të lartë dhe duhet të përgjigjesh për atë dorëheqje. Kush e ka bërë presionin, e ka bërë opozita, apo një kriminel me emrin Edvin Kristaq Rama", tha Kalaja.

Të fundit