Flash News

Ditari i Opozitës

Kaso: Arrestimi i Berishës dhe Salianjit është burgosje politike, nga sot nis përballja në Kuvend

Kaso: Arrestimi i Berishës dhe Salianjit është burgosje

Drejtuesi politik i Qarkut Korçë për Partinë Demokratike, Ivi Kaso, gjatë një interviste për Ora News, deklaroi se përballja e opozitës me qeverinë nis që sot në parlament, duke e cilësuar arrestimin e Sali Berishës dhe Ervin Salianjit si raste të burgosjeve politike.

Kaso tha: "Për shkak të një vendimi të Kryesisë së PD-së, i ratifikuar dje nga Këshilli Kombëtar, PD ka vendosur të organizojë një protestë masive më 7 tetor, në orën 18:00, përpara Kryeministrisë. Protesta do të përhapet më tej në të gjitha rrugët e Tiranës."

Sipas Kasos, veprimi i grupit parlamentar, që fillon sot me seancën plenare të Kuvendit, do të jetë nisja e përballjes së opozitës. Ai theksoi se arrestimi i deputetit Ervin Salianji, së bashku me liderin e opozitës Sali Berisha, i konsideruar si një tjetër goditje politike ndaj PD-së, është një arsye e fortë për mobilizimin e protestës masive.

“Ky veprim armiqësor ndaj opozitës vetëm sa ka përshpejtuar vendimin për të organizuar përballjen masive me qeverinë," përfundoi Kaso.

Të fundit