Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi fton shqiptarët e SHBA-së të votojnë Nick Gjonajn: Keni mundësi të bëni historinë

Këlliçi fton shqiptarët e SHBA-së të votojnë

Drejtuesi politik i Tiranës, Belind Këlliçi u ka bërë thirrje shqiptarëve në SHBA që të votojnë për Nick Gjonajn.

Në një postim në Facebook, Këlliçi ka ndarë një foto me Gjonajn ku shkruan se diaspora në Amerikë, duhet të votojë për shqiptarin me pozitën më të lartë të një prej rajoneve më të pasura në SHBA.

“Shqiptaro Amerikanët e Michigan këtë radhë kanë mundësi të bëjnë historinë!

Duke votuar për Nik Gjonajn për pozicionin e Kryetarit të Oakland (Oakland County Executive), do votoni për shqiptarin me pozitën më të lartë të një prej rajoneve më të pasura të Amerikës!

Kemi dhe vetëm 42 ditë për të bërë NDRYSHIMIN e madh!

Ftoj çdo Shqiptar të Michiganit, të mbështesë fuqishëm Nikun në këtë garë historike për të gjithë ne”, shkruan Belind Këlliçi.

Të fundit