Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi në protestë: Do vazhdojmë qëndresën! Do jemi në çdo cep të Shqipërisë

Këlliçi në protestë: Do vazhdojmë

Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi është shprehur se qëndresa e tyre nuk do të ndahet, por do të shtrihet në çdo cep të Shqipërisë.

Këlliçi në protestën para Bashkisë Tiranë deklaroi PD ka nisur punën për lirimin e liderit të saj, Sali Berisha dhe garantimin e qeverisë teknike.

Belind Këlliçi: Tirana vidhet çdo ditë, ne vidhemi çdo ditë. Falenderojmë qytetarët që erdhën në protestën rekord të 24-rt. I bëj thirrje që të vazhdojmë qëndresën Erion Veliaj, nuk ke lënë mjet pa përdorur për ta shuar këtë protestë, e ke gabim, kjo protestë nuk mbyllet pa ikur ti nga Bashkia dhe pa shkuar ti para drejtësie.

PD ka nisur punën në terren dhe kudo jo vetëm për fitoren e zgjedhjeve, betejën elektorale por mbi të gjitha për lirimin e liderit të saj për të garantuar qeveri teknike e zgjedhje të lira e të ndershme. Do të jemi kudo në çdo cep të Shqipërisë për të qenë me qytetarët dhe për të shembur këtë regjim plehrash.

 

Të fundit