Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi publikon pamjet: Tirana e rrethuar nga plehrat e kreut të “5D-së”

Këlliçi publikon pamjet: Tirana e rrethuar nga plehrat e kreut

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, përmes një video dhe disa fotove të publikuara në Facebook, tregon situatën e sotshme me plehrat në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit.

Sipas Këlliçit, justifikimet e Veliajt për situatën e plehrave, janë qesharake dhe kriminale.

Postimi i Këlliçi 

“Java nis sërish nën rrethim! Banorët e Tiranës janë rrethuar nga të katër anët nga plehrat e lëna kapicë nga kreu i 5D Erion Veliaj.  Këtu jemi tek Rruga ‘Jordan Misja’ Njësia nr.9!

I vetmi shpjegim që dha ditën e djeshme pronari faktik i inceneratorit Tiranë ishte se, për situatën katastrofike me plehrat në kryeqytet, fajin e ka opozita! Qesharake dhe kriminale njëkohësisht!”, shkruan drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi.

Të fundit