Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi rrëfen rrugëtimin politik: S’më kanë shtruar tapet të kuq, mbaj mend protestat e jashtëzakonshme

Këlliçi rrëfen rrugëtimin politik: S’më

 

Drejtuesi politik për Tiranën, Belind Këlliçi ka rrëfyer eksperiencën dhe rrugëtimin e tij në karrierën politike, nga fillimet e vështira deri tani.

Në një bisedë në “Aldo Morning Show”, Këlliçi tregoi fillimin e rrugëtimit të tij.

Këlliçi: Më kanë pyetur jashtë mase, por edhe ata që janë bashkëpunëtorë ose janë miq e dinë rendimentin. Kur vijnë në orën 9 të mëngjesit dhe të shohin në zyrë, në punë dhe kur vijnë në orën 9 të darkës të shohin prapë në zyrë ose të shohin në emision, por në emisione këto vitet e fundit se për shkak të rritjes së aktivitetit publik në njëfarë mënyre, por më përpara ka qenë një punë e jashtëzakonshme terreni, kur të shohin ditë të shtune, ditë të  diele në punë e kuptojnë se çfarë ndodh.Unë jam kthyer në 2009 në Shqipëri, kam ardhur pas studimeve që i përfundova në SHBA dhe nuk kam njohur askënd në Partinë Demokratike në sensin personal, i kam njohur figurat publike etj. Nuk është se më ka hapur dikush derën, përkundrazi më është mbyllur dera kur kam ardhur dhe për këtë nuk kam komplekse, e kam thënë përherë.

Këllici tha se do të mbajë mend kohën kur ka drejtuar forumin rinor në PD, protestat dhe të rinjtë që janë dhunuar pa fund, angazhimin me qytetarët.

Këlliçi: Ajo s’bëhet fjalë. Vetëm në fushatën e vitit të kaluar që garoja për kryebashkiak në Tiranë,  pjesa kryesore e ushqimit ishte ndalo diku ha një sanduiç, ndalo ha në këmbë se s’ke kohë, patjetër. Ajo që mbaj mend janë protestat e jashtëzakonshme dhe qëndresa pafund, e kam seriozisht këtë, me qindra e qindra djem që janë goditur e arrestuar nga radhët e FRPD në këto 12 vite që kemi hyrë në opozitë. Çfarë do të thotë, në 7 vite që unë kam drejtuar forumin rinor, pjesën kryesore, barrën kryesore edhe sot për hir të së vërtetës, të protestave, të organizimeve, të terrenit, të përballjeve ka mbajtur rinia, e mban rinia, e mbajnë të rinjtë dhe e lodhshme, sinqerisht, përherë pjesa kur ti shkon në protestë, shkon me të rinj, merr pjesë dhe e di fare mirë që pavarësisht se protesta është paqësore, mund të ketë  momente tensioni etj por që asnjëherë nuk eskalojnë në pikën që do të ndalohet dikush, ti e di që do e përfundosh ditën jo kur të mbarojë protesta, por do e përfundosh në komisariat duke u interesuar për të rinjtë, duke ndjekur të rinjtë dhe shpeshherë ka pasur raste që kemi qenë në procese gjyqësore.

Të fundit