Flash News

Ditari i Opozitës

Kërkuan heqje të arrestit të shtëpisë, Gjykata rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit

Kërkuan heqje të arrestit të shtëpisë, Gjykata

Kolegji i Gjykatës së Lartë ka rrëzuar këtë të martë ankimin e paraqitur nga avokatët e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit për revokimin dhe zëvendësimin e masës së sigurisë, në lidhje me hetimet për dosjen Partizani.

Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Sandër Simoni, Ilir Panda dhe Sokol Binaj.

Avokatët kishin kërkuar përjashtimin e kësaj trupe gjykuese nga shqyrtimi i kësaj çështje, por edhe kjo kërkesë prej tyre u rrëzua.

 

Të fundit